Berisha: Përqindja e të paraburgosurve në Shqipëri 500% më e lartë se në BE

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot, gjatë një konference për mediet, se në Shqipëri përqindja e të paraburgosurve është 500% më e lartë se në vendet e Bashkimit Evropian.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, Berisha tha se, “Shqipëria ka përqindjen e të paraburgosurve 500% më të lartë se vendet e BE-së. Kjo është një dhunim i tmerrshëm i lirive dhe të drejtave të njeriut. Shkaku kryesor i kësaj përqindjeje qëndron në mungesën reale të procesit ligjor për qytetarët shqiptarë.”

Ai shtoi se, “ata që sollën këtë situatë përpiqen ta fshehin me argumente të tjera. Para dy muajsh, në Parlament u raportua se çdo gjykatës ka mesatarisht 1230 vendime të pazbardhura. Vendime të pazbardhura do të thotë se qytetari qëndron në burg, vendimi mbetet në sirtar, dhe ai nuk mund të apelojë, nuk mund të ndjekë procesin”.

Kreu i PD u shpreh se “kjo është situata më katastrofale. Nuk ka komb tjetër që të ketë një gjendje të tillë. Ky është shkaku kryesor, ndërsa ka edhe shkaqe të tjera”.

Berisha përmendi edhe raste konkrete. “Dje po lexoja: një polic burgu kishte marrë ryshfet 700 euro për një leje, për të lënë një familjar për t’u futur tek i burgosuri, dhe ishte burgosur. Normal, duhet të ndëshkohet. Kurse Balluku, që ka përvetësuar miliarda euro, falënderohet se po vazhdon detyrën. Imagjinojeni ju, pranoi refuzimin e Ramës ndaj dorëheqjeve dhe po vazhdon detyrën. Kjo është”, tha Berisha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More