Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve të vogla

Nga admin
199 e lexuar
A+A-
Rivendos

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit brenda gjirit të Vlorës dhe në det të hapur, për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike.

Ndalimi i lundrimit ka nisur nga ora 10:00 e ditës së sotme dhe do të vijojë deri në orën 06:00 të datës 18 shkurt.

Sipas parashikimit hidrometeorologjik kushtet e motit paraqiten të përkeqësuara me shpejtësi ere 15–20 m/s dhe lartësi dallgësh nga 1,5 deri 2,5 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, Kapiteneria e Portit të Vlorës kërkon bashkëpunimin e të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për marrjen e masave të nevojshme në sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve në mjetet lundruese.

Ndërkohë bëhet e ditur se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër