Mickoski – Varns: Angazhimi i përbashkët për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe SHBA-së

Nga B.M
640 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 shkurt – Avancimi i bashkëpunimit bilateral, prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e partneritetit në sferat me interes të ndërsjellë ishin temat për të cilat kanë biseduar sot kryeministri Hristijan Mickoski dhe ushtruesja e detyrës ambasadore e SHBA-së, Nikola Varns.

Për takimin informoi Mickoski përmes profilit të tij në Fejsbuk, duke theksuar se takimi ka kaluar në frymë miqësore dhe angazhim të përbashkët për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMickoskiHristijan%2Fposts%2Fpfbid023sAtKkFAFuU8U8XiieRKNKV9sNY8yZTdwUsqy5pVyyPYLZbKLMfsU42s1ahCk48Nl&show_text=true&width=500

“Sot realizova takim me ushtruesen e detyrës ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nikol Uarns. Biseduam për avancimin e bashkëpunimit bilateral, prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e partneritetit në sferat me interes të ndërsjellë. Takimi kaloi në frymën e miqësisë, dialog të hapur dhe angazhim të përbashkët për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve”, publikoi kryeministri. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër