SPAK jep pretencën për të pandehurit e dosjes “5D”

Nga B.M
492 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë sot pretencën për disa nga të pandehurit e dosjes “5D” duke kërkuar në total 39 vite burg  ndaj tyre.

SPAK ka kërkuar 11 vite burg për Redi Mollën, 9 vite për Mariglen Qaton dhe 4 vite për Taulant Tushën. Ndërkohë 7 vite burg u kërkua

Për Nestor Muhametllarin,SPAK ka kërkuar dënimin me 7 vite burg, nga 3 vite heqje lirie për Enton Punavijën dhe Julian Zanajn si dhe 2 vite për Albano Jankun.

Redi Molla dhe ish-drejtorët e tjerë të Bashkisë Tiranë, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha, u arrestuan në mars të vitit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D” me akuzën e korrupsionit dhe shkeljes së barazisë në tendera.

Hetimet kanë përfshirë zyrtarë të lartë dhe biznesmenë të dyshuar për afera financiare dhe tenderë të dyshimtë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër