Michelle Yeoh shpërthen në lot teksa merr yllin në Hollywood Walk of Fame dhe zbulon pse bashkëshorti mungoi në ceremoni

nga D. V.

Michelle Yeoh u emocionua teksa mori yllin e saj në “Hollywood Walk of Fame” në Los Angeles, të mërkurën.

Ylli i filmit Wicked, 64 vjeçe, u fotografua duke fshirë lotët gjatë ceremonisë, ndërsa iu bashkua radhëve të legjendave më të mëdha të Tinseltown-it në bulevardin ikonik Hollywood Boulevard.

Aktorja tha për publikun se bashkëshorti i saj, Jean Todt, 79 vjeç, me të cilin u martua në vitin 2023, ndodhej në udhëtim, por kishte marrë “lejen” e saj për të munguar në këtë moment të madh.

“Faleminderit që jeni këtu dhe që qëndroni pranë meje. Që jeni pjesë e jetës sime në momentet e qeta, jo vetëm në ato të ndritshme. Prania juaj është gjithçka,” tha ajo gjatë një pjese të fjalimit të saj.

“Për fansat në mbarë botën, për familjen time Yeoh — vëllai im dhe bashkëshortja e tij e mrekullueshme më surprizuan, erdhën deri nga Malajzia dje.”

“Bashkëshorti im, i cili nuk është këtu, sepse unë i dhashë leje të shkojë në Indi, dhe familja ime Todt, ju falënderoj të gjithëve që më rrethoni me dashuri, që jeni streha ime e sigurt dhe që më ndihmoni të qëndroj besnike ndaj busullës time të brendshme”, shtoi Yeoh.

postime të lidhura

Shkruani një koment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy