Tërmet 3.4 ballë godet Mostarin, lëkundjet ndihen edhe në Kroaci

Nga Xh M
482 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një tërmet me magnitudë 3.4 sipas shkallës Rihter ka goditur mbrëmjen e sotme në orën 20:29 zonën e Mostarit në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sipas të dhënave të disponueshme, epiqendra ndodhej në koordinatat gjeografike 43.322 dhe 17.4168, në një thellësi prej 10 kilometrash, pranë Mostarit.

Siç raportojnë qytetarët në faqen e EMSC-së, tërmeti është ndjerë edhe në Kroaci. “Lëkundje e lehtë 2-3 sekonda, Opuzen”, shkruhet në një nga komentet.

Lëkundjet janë ndjerë edhe nga banorët e Makarskës, Metkoviqit, Vrgoracit, Ploçës dhe Staševicës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër