Vazhdoi rritja e çmimeve në industri

Nga Xh M
473 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Në industrinë e Maqedonisë së Veriut përsëri u regjistruar rritje e çmimeve të produkteve, krahasuar me muajin dhe vitin paraprak.

“Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, totali, në muajin janar të vitit 2026 janë zmadhuar për 1.0% krahasuar me muajin paraprak dhe 3.8% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me janarin e kaluar, rritje më e madhe u regjistrua te minierat (13.1 %) dhe furnizimi me energji elektrike (10 %), ndërsa krahasuar me muajin paraprak, te minierat kemi rritje për 6.3 %, ndërsa te furnizimi me energji elektrike (8.1 %).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër