Besart Jashari emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Besart Jashari në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e kryeministrit.

“Kryeministri Kurti e uroi z. Jashari për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim. 

artikuj të ndërlidhura