Shkup, 13 Mars, Zhurnal.mk – Vesna Janevska, ministrja maqedonase e arsimit nuk po i merrë parasysh ankesat e tre universitetet shqiptare kryesore në Maqedoninë e Veriut: Universiteti i Tetovës (UT), Universiteti “Nënë Tereza” (UNT) në Shkup dhe Universiteti Evropës Juglindore (UEJL) për propozim-ligjin për arsimin e lartë në vend e për të cilin që të tre thonës se, pos tjerash, synon dëmtimin e autonomisë së universiteteve dhe kontrollë qeveritar ndaj tyre.
Këto tre universitete thonë se ndryshimet e propozuara në këtë ligj synohet kontrolë qeveritar ndaj universiteteve. Por Janevska përsëri sot nuk u pajtua me kundërshtimet e tre universiteteve dhe tha se propozimi do të futet në procedurë brenda qeverisë për miratim, para se të dërgohet në kuvendin e vendit për miratim përfundimtar.
Ajo iu përgjigj profesorëve të cilët kërkojnë tërheqjen sepse, sipas saj, ata janë një “grup i vogël” i cili ka frikë se në të ardhmen nuk do të jenë në gjendje të përmbushin kushtet e përcaktuara nga ligji.
“Një grup i vogël i profesorëve po e kërkojnë tërheqjen e [propozim] ligjit. Supozoj se kjo është nga frika se në të ardhmen nuk do të jenë në gjendje të përmbushin kushtet e kërkuara nga ligji. Ata kanë dy mundësi. Mundësia e parë është që ata të fillojnë seriozisht punën. Mundësia e dytë është të qëndrojnë në të njëjtin titull për një periudhë më të gjatë kohore, dhe pastaj, kur të jenë gati, të kalojnë në titullin tjetër. Ata nuk kanë çfarë të humbasin nga kjo”, tha ajo.
Të tre universitetet thonë se me këtë ligj “cënohet autonomia” universitare. Sipas tyre, propozim-ligji i hartuar nga grupi punues i angazhuar nga ministria është një “formë kontrolli qeveritar” mbi universitetet.
Sipas të njëjtave ankesa, i njëjti propozim paraqet “goditje strukturore” ndaj gjeneratës së re akademike meqë parashihen “kritere të ashpra” për avancim përmes publikimeve shkencore në revista me impakt faktor, dhe indeksi H, gjë për të cilat askush nuk është kundër, por sipas tyre infrastruktura aktuale dhe financimi dobët e “pamundësojnë” një gjë të tillë.
Dhe së fundi, të tre universitetet në gjuhën shqipe thonë se ky propzim i tashëm synon “partizim dhe diskriminim” ku sipas kritikëve drafti hap derën për “politizim dhe krijon padrejtësi sistemike” .
