Rreth 200 të plagosur në sulmin iranian ndaj qytetit Arad në Izraelin jugor, raketa nuk u interceptua

Nga Xh M
328 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Rreth 200 persona u plagosën, gjashtë prej tyre rëndë, dhe disa ndërtesa u dëmtuan kur një raketë balistike iraniane ra mbi qytetin e Aradit, në jug të Izraelit, njoftoi shërbimi izraelit i emergjencave.

Në njoftim thuhet se midis të plagosurve ka edhe fëmijë që janë në gjendje të rëndë, raporton Times of Israel.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit nisën një hetim mbi përgjimin e dështuar të një rakete që goditi Aradin, dhe një hetim i tillë u nis më herët sot pasi një raketë balistike iraniane goditi qytetin jugor të Dimonës, pranë të cilit ndodhet Qendra e Kërkimeve Bërthamore.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se nuk kishte shenja dëmtimi në Qendrën e Kërkimeve Bërthamore Shimon Peres në shkretëtirën e Negevit.

“Sipas informacionit nga vendet e rajonit, nuk janë regjistruar nivele të larta rrezatimi”, thuhet në deklaratën e IAEA-s në Platformën X.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër