Darko Danev dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Rektor të USHKM

Nga Xh M
105 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 mars – Profesori nga Fakulteti i Makinerisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, prof. dr. Darko Danev, ka dorëzuar zyrtarisht kandidaturën për Rektor të UKIM-it për periudhën 2026–2029, pas shpalljes së konkursit për zgjedhjen e rektorit të ri.

Danev në opinionin akademik dhe më gjerë njihet si profesor universitar me përvojë shumëvjeçare dhe ish-dekan i Fakultetit të Makinerisë, funksion që e ka ushtruar në dy mandate (2016–2023). Gjatë kësaj periudhe ai realizoi reforma të rëndësishme institucionale dhe rezultate konkrete, ndër të cilat veçohen punësimi i 47 kuadrove të rinj dhe rinovimi i stafit akademik dhe administrativ, si dhe zgjidhja e përhershme e statusit pronësor-juridik të fakultetit.

Në mandatin e tij u realizua edhe një riorganizim i plotë i hapësirave, me hapjen e kabineteve dhe laboratorëve të rinj, si dhe sigurimi i një objekti për përdorim të përkohshëm nga ana e FINKI-t, duke lehtësuar sfidat hapësinore të këtij fakulteti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër