Me veturë speciale të Policisë, kapet shoferi i Mercedesit me targa të Shkupit që lëvizte me 178 km/h

Nga B.M
436 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shtip, 29 mars, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot në ora 18:55, në rrugën Shtip–Radovish, një drejtues automjeti është kapur duke vozitur me shpejtësi të madhe.

Sipas MPB-së, zyrtarët policorë nga Njësia Mobile për Siguri në Komunikacion, duke përdorur një automjet special, kanë matur shpejtësi prej 178 km/h te një veturë “Mercedes” me targa të Shkupit. Në këtë segment rrugor jashtë zonës së banuar, shpejtësia maksimale e lejuar është 110 km/h.

“Ndaj shoferit P.K. (33) nga Radovishi janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ai do të përballet me sanksionet e parashikuara me ligj”, shtojnë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër