Kina shpreh shqetësime serioze lidhur me vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga Japonia

Nga D. V.
377 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kina, 1 prill, Zhurnal.mk – Kina shpreh shqetësime serioze në lidhje me vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga Japonia në prefekturat Kumamoto dhe Shizuoka, tha të mërkurën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning.

Sipas raportimeve, raketat me rreze të gjatë veprimi me aftësi kundërsulmi, janë vënë në shërbim për herë të parë në dy baza të Forcave Tokësore të Vetëmbrojtjes në Japoni.

“Japonia, nën pretekstin e mbrojtjes dhe kundërsulmit, po vendos armë sulmuese, duke shkuar shumë përtej fushëveprimit të ‘vetëmbrojtjes’ dhe politikës së saj ekskluzivisht të orientuar drejt mbrojtjes”, tha Mao në një konferencë të rregullt për shtyp, duke shtuar se “militarizmi i ri” japonez po kërcënon paqen dhe stabilitetin rajonal, ndaj bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë shumë vigjilente ndaj tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër