Deputeti i VMRO-DPMNE akuzon Zaevin e Ahmetin t’i kenë mundësuar biznes në Tetovë kontraversit pro-rus nga Mali i Zi

Nga B.M
428 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 03 Prill, Zhurnal.mk – Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, sot i ka vazhduar akuzat ndaj ish-kreut të LSDM-së Zoran Zaev dhe kreut të BDI-së Ali Ahmeti se para gjashtë viteve ia kanë hapur derën për biznes në komunën e Tetovës serbit kontravers e pro-Rus nga Mali i Zi, Miodrag Davidoviç – Daka.

“Në vitin 2020, vetëm një ditë pas zgjedhjes së qeverisë së re, qeveria e Zaevit dhe Ahmetit solli ndryshime në planin e zhvillimit urban në Tetovë, të cilat i mundësouan drejtpërdrejt një biznes prej mbi 200 milionë eurosh biznesmenit pro-rus Miodrag Davidović – Daka,” tha ai në një konferencë për shtyp.

“Kjo është hapësira e ish-gjigantit ShIK Jelak, e cila më pas u ble nga Miodrag Davidović Daka – përmes kompanisë Jelak Gradba. Në të njëjtën hapësirë, koalicioni i udhëhequr nga LDSM dhe BDI solli një plan të ri të detajuar urban në Tetovë vetëm një ditë pas zgjedhjes së qeverisë në vitin 2020”, tha ai për projektin i cili siç tha ai planifikonte ndërtimin e 2,000 njësive banimi.

Sipas Petrushevski, VMRO-DPMNE ka ndikuar që ky projekt të mos realizohet.

“Le të kujtojmë se nëse VMRO-DPMNE nuk do të ishte në Tetovë, për shkak të për shkak të interesave biznesore në krye të qeverisë së atëhershme të Zaevit dhe Ahmetit, në vend të ish-gjigantit SHIK Jelak do të kishte lindur një xhungël betoni me mbi 2,000 njësi banimi, mijëra metra katrorë lokale biznesi dhe qendra tregtare,” tha deputeti i VMRO-DPMNE.

Nga komuna e Tetovës sot thanë për Zhurnal.mk se ky projekt tashmë është ndalur.

BDI nuk është përgjegjur deri më tash në kërkesën e Zhurnal.mk ndaj akuzave të deputetit të VMRO-DPMNE.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër