Festa e Pashkëve sjell trafik të rënduar në Lezhë

Nga Xh M
299 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Lezhë, 4 prill Zhurnal.mk – Fluksi i lartë i lëvizjeve në prag të festës së Pashkëve Katolike ka shkaktuar rëndim të ndjeshëm të trafikut në hyrje dhe dalje të qytetit të Lezhës gjatë kësaj të shtune.

Radhë të gjata automjetesh janë regjistruar kryesisht në segmentet Lezhë–Laç dhe Lezhë–Shkodër, ku kolonat shtrihen për disa kilometra. Shtimi i qarkullimit lidhet me kthimin e emigrantëve dhe lëvizjen e qytetarëve drejt familjeve të tyre për festat.

Në terren janë angazhuar patrullat e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për menaxhimin dhe disiplinimin e trafikut, megjithatë përballja me një volum kaq të madh automjetesh mbetet sfiduese.

Ndërkohë, aksi kryesor që përshkon Lezhën vijon të ketë probleme të vazhdueshme, pasi infrastruktura aktuale nuk arrin të përballojë flukset e shtuara, sidomos gjatë periudhave festive dhe sezonit turistik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër