As nuk e falënderoi kur u shkarkua, Vinicius Jr komenton raportin me Xabi Alonson

Nga D. V.
363 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vinicius Junior ka folur hapur për raportin e tij jo të lehtë me ish-trajnerin Xabi Alonso, gjatë një konference për shtyp para ndeshjes së Real Madrid kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.

Duke kujtuar një moment tensioni gjatë një “El Clasico”, braziliani pranoi gabimin e tij.

“Ishte një moment i pakëndshëm dhe kërkova falje ndaj të gjithëve. Më pëlqen të luaj çdo ndeshje dhe nuk isha zëvendësuar më parë. Më vonë, me mendje më të qartë, e kupton që ke gabuar. Jam i ri dhe çdo ditë është një përvojë e re për t’u përmirësuar”.

Sa i përket faktit që nuk i tha lamtumirë Alonsos kur ai u largua, Vinicius e lidhi këtë me mungesën e përputhjes në aspektin taktik.

“Luaja, por jo shumë minuta. Çdo trajner ka metodat e tij dhe unë nuk arrita të krijoj lidhjen që ai kërkonte. Megjithatë, ishte një përvojë e dobishme”.

Në të kundërt, ai shprehu vlerësim të madh për trajnerin aktual Alvaro Arbeloa, duke theksuar marrëdhënien e fortë mes tyre.

“Shpresoj të vazhdoj të luaj nën drejtimin e Arbeloas, sepse kam një marrëdhënie të mrekullueshme me të. Ai gjithmonë më ka dhënë besim”.

Kujtojmë, përballja mes Realit dhe Bayernit zhvillohet këtë të martë nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër