Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje interesante

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot (e premte) me dy përballje në kuadër të xhiros së tetë, ku secila ndeshje pritet të jetë më interesante se tjetra.

Pas pauzës ndërkombëtare, futbolli kosovar rikthehet me ndeshjet e kampionatit, ku sot, e premte, do të zhvillohen dy përballje interesante.

Ndeshja e parë e ditës është ajo mes Llapit dhe Ballkanit, që zhvillohet nga ora 14:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Vendasit e kanë nisur keq këtë sezon me vetëm një fitore dhe gjashtë humbje në shtatë xhiron e para, kështu që duan rezultat pozitiv, ndërsa mysafirët gjithashtu nuk dinë për fitore në tri ndeshjet e fundit.

Ndërkohë, nga ora 18:00, Drita do të jetë nikoqire e Malishevës në stadiumin me bari artificial në Gjilan.

Gjilanasit kërkojnë fitore në këtë ndeshje në shtëpi pasi e kanë nisur sezonin me formë të përzier, teksa malishevasit janë në formë të lartë me pesë fitore, një barazim dhe një humbje.

Të dyja ndeshjet pritet të sjellin rivalitet në garën për pikë të rëndësishme në kampionat, ndërsa xhiroja e tetë do të vazhdojë të shtunën me dy ndeshje të tjera dhe do të përmbyllet të dielën me duelin mes Prishtinës dhe Dukagjinit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër