ASHK dorëzon derë më derë vendimet e legalizimit të patërhequra në Tiranë

Nga D. V.
323 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 7 prill Zhurnal.mk – Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur një aksion në terren për shpërndarjen e vendimeve të legalizimit të emetuara më parë, të cilat nuk janë tërhequr ende nga qytetarët në kryeqytet.

Grupet e ekspertëve të Kadastrës ishin të pranishëm në rrugën “Shefqet Ndroqi”, ku punonjësit e Drejtorisë ASHK Tiranë Jug trokitën derë më derë për të dorëzuar titujt e pronësisë drejtpërdrejt tek përfituesit.

Sipas ASHK, bëhet fjalë për vendime të nxjerra më herët, për të cilat nuk ka qenë i mundur dorëzimi përmes platformës e-Albania.

Kadastra njofton se lista e përfituesve që nuk i kanë tërhequr ende vendimet është publikuar në faqen zyrtare, në rubrikën “Publikime”, e organizuar sipas drejtorive përkatëse.

ASHK bën të ditur se, vendimet e legalizimit duhet të regjistrohen në platformën e-Albania për të përfunduar procesin e plotë të pronësisë.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër