Protesta e përshkallëzuar në Tiranë, Gjykata e Apelit njofton personelin të largohen nga institucioni

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 tetor, Zhurnal.mk – Gjykata e Apelit ka njoftuar largimin e personelit nga ambientet e institucionit, ndërsa është vendosur që për momentin të shqyrtohen vetëm çështjet që lidhen me masat e sigurimit personal.

Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, është vendosur gjithashtu që të kërkohen forca shtesë policore për ruajtjen e godinës, për shkak të afërsisë së saj me Parlamentin dhe situatës së krijuar nga protestat.

Për këtë situatë do të vihet në dijeni edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), ndërsa pritet të mësohen detaje të mëtejshme mbi masat e marra për garantimin e sigurisë në institucion.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër