Policia: Prindër e nxënës, distancohuni nga aktet e dhunshme në protestë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 tetor, Zhurnal.mk – Policia e Shtetit u ka bërë thirrje nxënësve dhe prindërve të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga çdo akt dhune që rrezikon jetën, shëndetin dhe sigurinë publike.

Në një apel drejtuar nxënësve, Policia e Shtetit u kërkon të rinjve të mos përfshihen në veprime të dhunshme dhe të largohen menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë.

“Mos lejoni që askush t’ju përfshijë në situata të rrezikshme!”, thuhet në apelin e Policisë, e cila u kërkon nxënësve të mos rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen e tyre.

Një thirrje e veçantë u drejtohet edhe prindërve, të cilëve u kërkohet të këshillojnë fëmijët të qëndrojnë larg situatave të dhunshme.

“Siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët!”, thekson Policia e Shtetit.

Sipas njoftimit, Policia është në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo qytetari.

Në përfundim, Policia u bën thirrje qytetarëve për bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë e shmangies së situatave të dhunshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër