Veliçkovski – “Gjuha është liri – këtë e dimë më së miri ne, maqedonasit”, deklarata e tij nxit debat në rrjetet sociale

Nga B.M
543 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 prill, Zhurnal.mk – Ish-deputeti dhe lideri i partisë Republika e Re, Ivon Veliçkovski, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka theksuar rëndësinë e gjuhës si element thelbësor i lirisë dhe funksionimit të shtetit ligjor.

Në reagimin e tij, Veliçkovski u shpreh se një shtet është i fortë vetëm atëherë kur garanton të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe të drejtën e përdorimit të gjuhës.

“Gjuha është liri. Këtë e dimë më së miri ne maqedonasit. Dhe ne jemi të lirë dhe të fortë kur garantojmë lirinë për të gjithë, përfshirë edhe gjuhën. Kjo nuk është çështje e BDI-së, VLEN-it, VMRO-DPMNE-së apo LSDM-së. Bëhet fjalë për ndërtimin e një republike të re, për institucione që garantojnë liri dhe të drejta. Kjo është çështje e shtetit ligjor, asgjë më shumë dhe asgjë më pak”, u shpreh Veliçkovski, transmeton zhurnal.mk.

Pas publikimit të këtij qëndrimi, në profilin e tij në Facebook ka shpërthyer një debat i gjerë mes komentuesve, me qëndrime të ndara lidhur me çështjen e gjuhës dhe interpretimin e saj në kontekstin politik dhe shoqëror.

Ndërkohë, tema e përdorimit të gjuhëve në vend vijon të mbetet një nga çështjet më të diskutuara në opinionin publik, sidomos në raport me zhvillimet e fundit politike dhe kërkesat e studentëve për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër