Tahiri: Kjo Qeveri e ka bllokuar Kosovën

Nga D. V.
264 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 prill Zhurnal.mk – Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka bllokuar vendin përmes, siç tha ai, prodhimit të krizave të njëpasnjëshme, raporton Ekonomia Online.

“Prej kur u votua Qeveria e Kosovës, me këtë kabinet i cili përbëhet prej 19 ministrive, zëvendësministra, pastaj i ka 21 anëtarë të kabinetit të gjithë këta zëvendëskryeministrat e kështu me radhë, deri tek struktura e saj. Ajo që është një përfundim i përbashkët, edhe për Qeverinë, edhe për Kuvendin besoj, është se kjo Qeveri e ka blloku Kosovën. E ka blloku Kosovën prej prodhimit të krizave të njëpasnjëshme. A ka logjikë me funksionu një qeveri që dy muaj, pa një program politik, pa një program qeverisës, pa një diskutim për politikat qeverisëse publike, të cilat qytetari i Kosovës do t’i dëgjonte, e ne si përfaqësues të tyre duhet me debatu me ta”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër