Haziri kërkon raportim nga Kurti për marrëveshjen me ndërmjetësin e BE-së

Nga D. V.
339 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 prill Zhurnal.mk – Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri tha se kryeministri Kurti duhet të njoftojë deputetët për marrëveshjen me ndërmjetësuesin e BE-së, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës bartin të drejtën për të kërkuar sqarime rreth marrëveshjeve të arritur nga kryeministri i vendit.

“Kryeministri i Republikës duhet me ardhë dhe me na njoftua për marrëveshjen me Peter Sorensen ndërmjetësin e BE-së, lidhur me qëllimin e kësaj marrëveshje, implementimin e kësaj marrëveshje lidhur me arsimin dhe shëndetësinë për komunitetin serb. Me çka ka të bëjë? Cila është baza? Dhe shpjegime të domosdoshme sepse ka mjegull dhe paqartësi tek qytetarët e Republikës, shqetësim duhet të jetë i Kuvendit të Republikës, ne bartim këtë të drejtë. Deputetët duhet të njoftohen me detajet e kësaj marrëveshje”, tha Haziri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër