Vasfije Krasniqi shpërthen në vaj gjatë fjalimit në Kuvend

Nga Xh M
358 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 prill Zhurnal.mk – Ish-deputetja Vasife Krasniqi ka shpërthyer në vaj gjatë fjalës së saj në Kuvend në emër të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, në seancën solemne për ndër të 14 Prillit.

Krasniqi tha se qirinjtë që u ndezën sot, përfaqësojnë jetën, kujtimet dhe forcën për të vazhduar.

Teksa po mbante fjalimin, Krasniqi është përlotur.

“Më 14 prill, ky Kuvend bëhet një vend i veçantë i kujtesës, bëhet një vend ku dhimbja nuk fshehet por ndriqon. Është një kujtesë, një thirrje dhe një shpresë. Qirinjtë që i ndezëm sot, nuk përfaqësojnë vetëm një moment ceremonial, por përfaqësojnë jetën tonë, kujtimet tona dhe forcën tonë për të vazhduar”, tha Krasniqi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër