100 automjetet e reja të Postës së Maqedonisë, kanë kushtuar mbi 1,6 milionë euro

Nga D. V.
363 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 prill, Zhurnal.mk – Posta e Maqedonisë sot në parkingun përpara Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” pranoi 100 automjete të reja, të siguruara nga Ministria e Transportit, përcjell TV21. Drejtori i SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”, Orhan Kurtishi tha se janë siguruar 10 furgonë dhe 90 automjete “pick up”, ndërsa ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski tha se kanë kushtuar 104 milionë denarë, ose 1.69 milionë euro.

“Me ndihmën e e Qeverisë së RMV-së, përmes Ministrisë së Transportit, për nevojat e institucionit tonë kemi pranuar një donacion prej 100 mjeteve transportuese, nga të cilat 90 pick up dhe 10 furgonë”, tha Kurtishi.

“Automjetet e vogla janë me kapacitet ngarkese prej 750 kg, ndërsa të mëdhatë prej 1800 kg dhe do të ndihmojnë shumë në përshpejtimin e dërgimit të porosive. Jam krenar posaçërisht, që nga vlera prej 130 milionë denarë, pa TVSH, në aukcion elektronik, çmimi u ul për 25 milionë denarë, që do të thotë se kemi kursyer diku, 400 mijë euro vetëm në këtë prokurim publik, çmimi final është 104 milionë denarë, pa TVSH”, tha Nikolloski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër