Magyar i kërkon dorëheqjen presidentit Sulyok

Nga D. V.
242 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Budapest, 15 prill Zhurnal.mk – Politikani konservator hungarez, Peter Magyar, i cili mori një fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare të së dielës, njoftoi se i ka kërkuar presidentit Tamas Sulyok të japë dorëheqjen, gjatë takimit të tyre të parë kokë më kokë, të zhvilluar sot në mëngjes.

Magyar, i cili është kundërshtar i kryeministrit në largim Viktor Orban, deklaroi se gjatë bisedës i ka theksuar presidentit se, sipas tij dhe sipas një pjese të madhe të popullit hungarez, ai nuk është i denjë të përfaqësojë unitetin e kombit dhe nuk është në gjendje të garantojë respektimin e ligjit.

Duke folur për mediat pas daljes nga pallati presidencial, ai paralajmëroi se nëse presidenti nuk largohet vullnetarisht nga posti, qeveria e tij do të ndërmarrë hapa për të ndryshuar Kushtetutën e Hungarisë, me qëllim shkarkimin e tij, si dhe të figurave të tjera që i cilësoi si të emëruara nga sistemi i Orbanit në pozicione kyçe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër