Bordi i Transparencës: Çmimi i naftës, jo më shumë se 207 lekë/litër

Nga D. V.
218 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 prill Zhurnal.mk – Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi sot në orën 13:30.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 207 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër. Ndërkohë, për benzinën, çmimi tavan në pakicë është përcaktuar 174 lekë/litri dhe me shumicë 162 lekë/litër.

Një ditë më parë Bordi kishte ulur çmimin e gazoilit në 215 lekë/litër, duke reflektuar luhatjet në tregjet ndërkombëtare dhe kursin e këmbimit.

Autoritetet bëjnë të ditur se çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të rishikohen në varësi të zhvillimeve të tregut. Gjithashtu, është theksuar detyrimi për të gjithë operatorët e tregtimit me pakicë dhe shumicë që të zbatojnë vendimin.

Në rast të shkeljeve, paralajmërohet pezullim i aktivitetit për subjektet që nuk respektojnë çmimet e përcaktuara.

Në një sqarim zyrtar, Bordi thekson se, referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, niveli i akcizës mbetet në 100%, pasi çmimet e vendosura janë nën pragjet e përcaktuara prej 220 lekë/litër për gazoilin dhe 200 lekë/litër për benzinën.

Institucionet përgjegjëse, përfshirë ministritë e linjës, vijojnë angazhimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër