Maqedonia e Veriut do të dërgojë 32 ushtarë në misionin e BE-së në Bosnjë

Nga D. V.
293 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 Prill, Zhurnal.mk – Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka propozuar parlamentit miratimin e një kërkese të saj për dërgimin e 32 ushtarëve në misionin paqëruajtës EUFOR-ALTHEA në Bosnjë e Herzegovinë (BeH) për një periudhë gjashtë mujore këtë vit.
Kërkesa e qeverisë ka të bëjë për pjesmarrje të pjestarëve të ushtrisë së vendit në këtë mision të BE-së nga muaji maj deri në nëntor të këtij viti.
Kërkesa do të shqyrtohet nga Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisioni juridiko-ligjvënës me 20 prill, e pastaj në seancë plenare për miratim dy ditë më vonë.
“Shpenzimet financiare për transport, rrogat, kompensimet e rrogave dhe shpenzimet logjistike të pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar, i siguron Ministria e Mbrojtjes,” sqarohet në propozimin e qeverisë.
Misioni EUFOR-ALTHEA nisi në vitin 2004 kur mori përsipër misionin e NATO-s, dhe misioni i tij rinovohet çdo vit me dritën jeshile nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
Pas nisjes së agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022, vendet anëtare të BE-së më shumë se dyfishuan trupat e misionit në rreth 1500, nga frika e paqëndrueshmërisë në vend përmes serbëve pro-rusë të udhëhequr nga Milorad Dodik dhe partia e tij, të cilët vazhdojnë të kërcënojnë me shpërbërjen e vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër