Sot i jepet lamtumira e fundit 15-vjeçarit që vdiq në sallën e edukatës fizike në Ferizaj

Nga Xh M
70 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ferizaj, 18 prill Zhurnal.mk – Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Orges Bajramit, nxënësit 15-vjeçar që vdiq pas rrëzimit pa ndjenja në sallën e edukatës fizike të shkollës së mesme “Kuvendi i Arbërit”, në Ferizaj.

Ceremonia e varrimit në orën 17:00, në varrezat e fshatit Tërrn.

Sipas Policisë, i mituri në Qendrën Emergjente në Ferizaj ka arritur pa shenja jete.

Në raportin e mjekut kujdestar thuhej se pas ekzaminimit është konstatuar se viktima kishte pësuar arrest kardiak, ndërsa është rekomanduar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër