Ulutas pret ambasadorin amerikan në NATO, theksohet përkushtimi i KFOR-it për sigurinë në Kosovë

Nga D. V.
191 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 prill, Zhurnal.mk – OR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët në Kosovë.

“Në këtë kontekst, Gjeneral Major Ulutaş shprehu vlerësimin e tij për kontributin e gjatë dhe të çmuar të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, me qëllim garantimin e një ambienti të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë.

Gjithashtu, theksohet se KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policia e Kosovës dhe EULEX, në përmbushjen e roleve të tyre si reagues të sigurisë në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër