Man City identifikon pasuesin ideal të Guardiolës

Nga D. V.
218 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vincent Kompany vazhdon rrugëtimin e tij të suksesshëm me Bayern Munich. Me titullin e kampionit tashmë të siguruar, ëndrra e tripletës mbetet shumë e gjallë në Mynih.

Sipas raportimeve të SPORT BILD, Kompany vazhdon të jetë në listën e shkurtër të Manchester Cityt, pavarësisht kontratës së tij afatgjatë me gjigantët gjermanë.

Ish-kapiteni i “Qytetarëve” shihet ende atje si një pasardhës i mundshëm i Pep Guardiolës.

Raporti sugjeron se drejtuesit në Manchester po shpresojnë për një skenar të caktuar. Nëse Kompany e fiton vërtet tripletën në sezonin e tij të dytë te Bayerni, ai mund të ndihet gati për hapin e radhës në karrierë dhe të kërkojë një sfidë të re.

Megjithatë, spekulime të tilla nuk janë pritur me entuziazëm te Bayerni. CEO Jan-Christian Dreesen e bëri të qartë qëndrimin e klubit.

“Ne sapo ia kemi zgjatur kontratën Vincentit, prandaj për ne kjo pyetje as që shtrohet”, ka deklaruar Dreesen.

Për këtë arsye, një lëvizje e tillë aktualisht duket e vështirë të imagjinohet. Vincent Kompany së fundmi e zgjati marrëveshjen e tij deri në vitin 2029 dhe Bayerni po planifikon qartazi afatgjatë me të në krye të skuadrës

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër