Mexhiti në Labunishtë: Qeveria financon me mbi 25.6 milionë denarë furnizimin me ujë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Strugë, 16 nëntor Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i Vlen, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se Qeveria ka miratuar financimin prej 25 milionë e 605 mijë denarësh për realizimin e projektit të furnizimit me ujë në fshatin Llabunishtë të Strugës.

Gjatë takimit me banorët e Llabunishtës, Mexhiti ka diskutuar për nevojën e përmirësimit të furnizimit me ujë, duke theksuar se bëhet fjalë për një çështje themelore për jetën e përditshme të qytetarëve.

Sipas tij, mjetet e miratuara do të përdoren për sigurimin e ujit nga disa burime dhe ndërtimin e tubacionit furnizues deri te rezervuari i ri.

Financimi është paraparë për periudhën 2026–2027, ndërsa me miratimin e tij krijohen kushtet që Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të nisë procedurën e prokurimit publik.

Mexhiti ka theksuar se angazhimi i radhës është avancimi i projektit në të gjitha fazat, nga procedurat administrative deri te realizimi në terren, me qëllim që banorët e Llabunishtës të kenë furnizim më të mirë dhe më të qëndrueshëm me ujë.

artikuj të ndërlidhura