Kallëzim penal ndaj policit në Tetovë për falsifikim të dokumentit zyrtar

Nga D. V.
175 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 prill, Zhurnal.mk – Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetimet Kriminalistike dhe Standardet Profesionale pranë MPB-së, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër zyrtarit policor D.M. nga SPB Tetovë, për veprën penale “falsifikim i dokumentit zyrtar” sipas nenit 361 të Kodit Penal.

​Gjatë qershorit të vitit 2019, duke vepruar sipas kërkesës së një avokati nga Tetova, i denoncuari ka përpiluar një shkresë zyrtare për disponueshmërinë e një personi me përmbajtje të rremë, pa kryer paraprakisht kontrolle në teren. Me qëllim që ta zyrtarizonte këtë shkresë me përmbajtje të pavërtetë, ai ka keqpërdorur nënshkrimin e udhëheqësit, ka vendosur numër arkivor joadekuat, e ka vërtetuar me vulë zyrtare dhe ashtu të përgatitur ia ka dorëzuar në dorë avokatit nga Tetova, në kundërshtim me procedurat e përcaktuara për punë administrative dhe arkivore.

​Shkresa është përdorur në një procedurë gjyqësore në Gjykatën Themelore të Tetovës, ku është evidentuar si dëshmi në dëm të një personi nga Tetova.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër