LSDM kërkon që ministrave t’iu ndalohet me ligj shtetësia e dyfishtë

Nga D. V.
527 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 Prill, Zhurnal.mk – Partia opozitare tha se ka propozuar ndryshime ligjore me të cilin anëtarëve të qeverisë duhet t’iu ndalohet shtetësia e dyfishtë.

Kreu i LSDM-së Venko Filipçe tha sot në një konferencë për shtyp se ndryshimet ligjore të propozuara nga grupi parlamentar i kësaj partie do të përcaktojnë qartë se pjestarët e qeverisë duhet të kenë vetëm një shtetësi.

“Ne themi se në përputhje me ligjin aktual, po propozojmë ndryshime në Ligjin për Qeverinë, i cili nuk ka të bëjë fare me ligjin për qeverinë e Përzhinos, në të cilin bartësit e funksioneve qeveritare duhet të kenë një shtetësi, dhe ky është ligji ynë i propozuar,” tha Filipçe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër