Haradinaj, për Qosjën: Kosova humbi një nga figurat më të rëndësishme të jetës akademike

Nga D. V.
304 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 23 prill, Zhurnal.mk – Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar me pikëllim pas lajmit të trishtë për vdekjen e Rexhep Qosjës.

Haradinaj u shpreh se Kosova humbi një nga figurat më të rëndësishme të jetës akademike.

“Përpjekjet e pandalshme të Akademik Qosja, veçanërisht në avokimin e të drejtave të shqiptarëve gjatë periudhave të vështira të okupimit, mbeten dëshmi e qartë e kontributit të tij të jashtëzakonshëm në jetën publike dhe shkencore.

Ndarja e tij nga jeta lë një boshllëk të madh në fushën akademike, por vepra, mendimi dhe trashëgimia që la pas do të mbeten përgjithmonë pjesë e kujtesës dhe historisë sonë” shkroi Haradinaj.

Qosja vdiq mëngjesin e sotëm, në moshën 89-vjeçare. Në njoftimin zyrtar nga familja e tij, u bë e ditur se ka përfunduar ceremonia e varrimit dhe se preferojnë që privatisht të mbajnë zinë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër