Sot ditë zie në Kosovë, në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes

Nga D. V.
328 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 prill, Zhurnal.mk – Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që të premten e 24 prillit 2026 të shpall Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes.

Rexhep Qosja vdiq të enjten, më 23 prill.

“Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Varrimi i të ndjerit është bërë po të enjten, në një ceremoni familjare, pasi ishte amanet i vetë profesor Qosjes.

Ai kishte kërkuar që të varroset pa ritual fetar dhe pa praninë e autoriteteve zyrtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër