Bie konsumi i gazit dhe naftës në shkurt, prodhimi vendor mbulon 83.2% të energjisë elektrike

Nga Xh M
565 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 prill Zhurnal.mk – Konsumi i gazit natyror dhe produkteve të naftës në vend ka shënuar rënie gjatë muajit shkurt 2026, sipas të dhënave paraprake për energjinë të publikuara në faqen zyrtare të Entit shtetëror të statistikave. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, konsumi i gazit natyror është ulur për 16.5%, ndërsa ai i produkteve të naftës për 10.3%.

Në total, gjatë muajit shkurt janë konsumuar 700.715 MWh energji elektrike, 32.945 milionë metra kub gaz natyror, 245.790 ton qymyr dhe 75.103 ton produkte nafte. Qymyri vazhdon të dominojë në prodhimin e energjisë elektrike, duke përbërë 99.9% të përdorimit të tij total.

Sa i përket energjisë elektrike, prodhimi bruto në shkurt 2026 arriti në 583.152 MWh, që përfaqëson 83.2% të konsumit të brendshëm. Nga ky prodhim:

166.976 MWh janë prodhuar nga termocentralet
125.612 MWh nga impiantet kogjenerative dhe industriale
178.448 MWh nga hidrocentralet
79.594 MWh nga centralet diellore
29.893 MWh nga energjia e erës
2.630 MWh nga centralet e biogazit

Në të njëjtën periudhë, konsumi në sektorin energjetik ishte 8.005 MWh, ndërsa humbjet në transmetim arritën në 98.834 MWh.

Importi i energjisë elektrike ka rënë në 154.600 MWh, ndërsa eksporti është rritur në 37.037 MWh. Energjia e disponueshme për konsum përfundimtar ishte 557.141 MWh, ndërsa konsumi final në ekonomitë familjare arriti në 327.150 MWh.

Sa i përket burimeve të tjera energjetike, konsumi i gazit natyror ra në 32.945 milionë nm³ nga 39.345 milionë nm³ një vit më parë. Konsumi i qymyrit shënoi rënie në 245.790 ton, nga 573.803 ton në shkurt 2025, ku pjesën më të madhe e përbën linjiti dhe qymyri kafe, thuhet më tej në të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të Entit shtetëror të statistikave.

Konsumi i produkteve të naftës arriti në 75.103 ton, me strukturë si vijon:

Dizel për transport: 45.752 ton
Benzinë motorike: 6.829 ton
LPG: 4.040 ton
Vaj për ngrohje: 2.422 ton
Mazut: 10.458 ton
Kerozinë: 0.325 ton
Produkte të tjera: 1.825 ton

Të dhënat tregojnë një rënie të përgjithshme të konsumit të energjisë fosile, ndërsa prodhimi vendor i energjisë elektrike mbetet burimi kryesor për furnizimin e brendshëm. Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër