Barcelona do të ndjekë nga afër talentin belg, e do transferimin e tij në verë

Nga D. V.
468 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Barcelona po ndjek nga afër talentin belg të Ajax, Mika Godts dhe po shqyrton mundësinë e transferimit të tij gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, një vëzhgues i klubit katalanas do të jetë i pranishëm në ndeshjen e fundjavës mes Ajax dhe PSV Eindhoven, për të analizuar nga afër performancën e sulmuesit 20-vjeçar.

Godts po kalon një sezon mbresëlënës dhe vlerësohet për shpejtësinë, driblimin dhe aftësinë për të depërtuar në zonë, cilësi që e bëjnë një opsion tërheqës për krahun e majtë të sulmit të Barcelonës.

Katalanasit po kërkojnë alternativa në këtë repart, sidomos duke pasur pasiguri rreth së ardhmes së Marcus Rashford, i cili ka qenë në radar, por mbetet një opsion i kushtueshëm për shkak të çmimit të kërkuar nga Manchester United.

Megjithatë, gara për shërbimet e belgut pritet të jetë e fortë. Në tribunat e stadiumit pritet të jenë edhe përfaqësues të Chelseat dhe Arsenalit, të cilët gjithashtu janë të interesuar për zhvillimin e tij.

Godts është produkt i akademisë së KRC Genk dhe iu bashkua Ajaxit në janar 2023. Pas një periudhe të shkurtër me ekipin U21, ai u promovua në skuadrën e parë, ku ka regjistruar mbi 100 paraqitje zyrtare, duke kontribuar me gola dhe asistime të rëndësishme. Kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në verën e vitit 2029.

Barcelona po e sheh atë si një investim për të ardhmen, por mbetet për t’u parë nëse do të arrijë të fitojë garën për një nga talentet më premtues të futbollit evropian.

20-vjeçari këtë edicion në 39 ndeshje ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar në 13 të tjerë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër