Zoë Kravitz nuk e fsheh më unazën, zbulohet propozimi romantik i Harry Styles

Nga D. V.
299 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Zoë Kravitz është shfaqur në New York City duke treguar unazën e saj të re të fejesës, teksa detaje të reja kanë dalë për propozimin nga Harry Styles.

37-vjeçarja nuk e ka fshehur unazën me diamant të madh në gisht, ndërsa u pa gjatë një daljeje të përditshme, e veshur thjesht dhe me kapuç.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve të bizhuterive, unaza dyshohet të jetë rreth 10 karatë dhe mund të kushtojë rreth 1 milion dollarë rreth (930 mijë euro), shkruan DailyMail.

Burime pranë çiftit thonë se propozimi ka qenë “romantik dhe i modës së vjetër”, ndërsa Kravitz thuhet se ka thënë menjëherë “po”, duke u përshkruar si “çmendurisht e dashuruar”.

Çifti, i cili ka nxitur prej muajsh spekulime për një lidhje serioze, është parë shpesh së bashku në Londër dhe New York, duke e bërë tashmë fejesën e tyre një nga temat më të komentuara në showbiz.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër