Prishtinë, 5 Maj, zhurnal.mk – Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në një postim në profilin zyrtar të kësaj partie në Facebook, thuhet se afati për regjistrim hapet nesër.
“Edhe pas shumë përpjekjeve e propozimeve nga ana jonë dhe të gjitha refuzimeve nga ana e opozitës, vendi po futet sërish në një proces zgjedhor. Ju folët qartë në zgjedhjet e fundit, sikurse i gjithë populli i Kosovës, por kjo nomenklaturë e vjetër politike nuk do të dëgjojë”, thuhet në postimin e tyre.
Postimi i plotë:
Regjistrohu për votim nga mërgata
Afati: 6–17 maj 2026
E dashur mërgatë,
Të nderuar bashkatdhetarë,
Edhe pas shumë përpjekjeve e propozimeve nga ana jonë dhe të gjitha refuzimeve nga ana e opozitës, vendi po futet sërish në një proces zgjedhor. Ju folët qartë në zgjedhjet e fundit, sikurse i gjithë populli i Kosovës, por kjo nomenklaturë e vjetër politike nuk do të dëgjojë.
Edhe ky proces, si të gjitha proceset elektorale, është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ndërkaq, të gjithë ata bashkatdhetarë që nuk do të vijnë fizikisht për votim në Kosovë, duhet patjetër të regjistrohen paraprakisht për të fituar të drejtën për votim me postë apo në ambasada/konsullata.
Afati për regjistrim hapet nesër, e së bashku me të edhe linku për regjistrim.
Ju faleminderit!
