Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prshtinë, 15 tetor, Zhurnal.mk – Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka nënshkruar dhe e ka përcjellë për dekretim te Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula ndryshim plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të votuar në Kuvendin e Kosovës në seancën e 6 tetorit.

Lajmin për klankosoven.tv e konfirmoi këshilltari politik i kryeparlamentares, Glauk Tahiri.

“Po, Kryetarja e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu, e ka nënshkruar dhe ia ka përcjellë Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Justina Shiroka-Pula, për shpallje, Ligjin nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.Ligji është miratuar në seancën plenare të Kuvendit më 6 tetor 2026 dhe i është përcjellë Presidentes në mbështetje të nenit 80, paragrafi 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër