Gjuajti me revole ndaj 6 personave në Tetovë, do të ndiqet penalisht

Nga D. V.
872 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 05 Maj, Zhurnal.mk – SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër A.J. (23) nga fshati Odër i Tetovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “rrezikimi i sigurisë” dhe “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Ngjarja ka ndodhur më 22 maj 2025, kur i denoncuari ishte marrë vesh me gjashtë persona që të takoheshin në fshatin Dobrosht për të sqaruar mosmarrëveshjet e ndërsjella. Pasi mbërriti në vendin e caktuar me veturë, ai hapi dritaren dhe shkrepi disa plumba në drejtim të tyre. Më pas, ai vazhdoi lëvizjen me veturë ndërsa ndiqej nga automjetet e personave të tjerë, ndërsa në fshatin Përshefcë dhe në fshatin Xhepçisht, A.J. sërish gjuajti me pistoletë nga automjeti i tij në drejtim të veturave të personave të dëmtuar dhe vazhdoi lëvizjen drejt Tetovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër