Fotografi palestinez Saher Alghorra fiton çmimin “Pulitzer 2026” për dokumentimin e luftës në Gaza

Nga D. V.
447 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 6 maj, Zhurnal.mk – Fotografi palestinez Saher Alghorra është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Pulitzer Prize 2026” në kategorinë “Breaking News Photography”, për dokumentimin e krizës humanitare në Gaza.

Alghorra, bashkëpunëtor i gazetës The New York Times, u vlerësua për një seri fotografish që administratorja e Pulitzer-it, Marjorie Miller, i përshkroi si “tronditëse” dhe “të ndjeshme”.

Fotografitë pasqyrojnë shkatërrimin, urinë dhe vuajtjet e civilëve në Gaza gjatë luftës që prej tetorit 2023. Miller theksoi gjithashtu rëndësinë e gazetarisë së pavarur në një kohë kur gazetarët përballen me pengesa dhe sfida në rritje.

Përveç Pulitzer-it, Alghorra kishte fituar edhe çmimin e parë për fotografi lufte në edicionin e 32-të të “Prix Bayeux Calvados-Normandie” në Francë, me reportazhin “Trapped in Gaza: Between Fire and Famine”, kushtuar jetës së civilëve palestinezë nën rrethim dhe bombardime.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër