Shkup, 06 Maj, Zhurnal.mk – Çmimet e shërbimeve hotelierike në Maqedoni të Veriut në muajin prill të vitit 2026 shënuan rritje për 0.6% krahasuar me muajin mars, njoftoi sot enti statistikor i vendit, shkruan Zhurnal.mk
Në të njëjtën kohë, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2025 çmimete prillit 2026 janë rritur për 2.8%.
Të dhënat e entit thonë poashtu se në periudhën janar – prill të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025 janë rritur për 3.0%.
Çmimet e ushqimit në hotelieri në muajin prill të vitit 2026 në krahasim me muajin mars të vitit 2026 janë rritur për 0.8%; pijet alkoolike 0.2%; pijet joalkoolike 0.1%. / Zhurnal.mk
