Nicole Varnes vizitoi Manastirin, fokus bashkëpunimi ekonomik dhe inovacioni

Nga B.M
939 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Manastir, 07 maj, Zhurnal.mk – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Nicole Varnes, realizoi një vizitë në Manastir, ku zhvilloi takime me përfaqësues institucionalë, akademikë dhe të biznesit.

Gjatë vizitës, Varnes vizitoi kompaninë Sinpeks Agro, distributore e pajisjeve bujqësore të “John Deere“, ku u diskutua për forcimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet SHBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe për ndikimin e teknologjisë dhe inovacionit amerikan në zhvillimin e sektorit bujqësor, shkruan Zhurnal.mk.

Ajo vizitoi edhe American Corner Bitola, ku u takua me të rinj, sipërmarrës dhe inovatorë që marrin pjesë në programin “IW Connect Software Development Life Cycle”. Në fokus të diskutimeve ishte roli i shkencës dhe teknologjisë amerikane në zhvillimin e inovacionit global.

Në kuadër të vizitës, Varnes realizoi takim edhe me kryetarin e komunës së Manastir, Toni Konjanovski, si dhe me dekanin e Fakultetit të Teknologjive Informatike dhe Komunikimit, Blagoj Ristevski.

Nga ambasada amerikane vlerësuan mikpritjen dhe bashkëbisedimet e zhvilluara gjatë vizitës në Manastir, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në ekonomi, arsim dhe teknologji.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër