Gjobë 20.000 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave në Komunën Aerodrom

Nga B.M
691 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 Maj, Zhurnal.mk – Gjatë një inspektimi të jashtëzakonshëm në fshatin Dolno Lisiçe, në lokacionin e njohur si “Kupishta”, është konstatuar një kamion që po hidhte në mënyrë të paligjshme mbeturina ndërtimore, në kundërshtim me Ligjin për menaxhimin e mbeturinave, njoftojnë nga Komuna Aerodrom.

Nga inspektorati komunal është lëshuar urdhërpagesë për kundërvajtje ndaj personit juridik, në përputhje me nenin 130 të ligjit. Për shkeljen e kryer është shqiptuar gjobë në vlerë prej 20.000 euro në kundërvlerë në denarë, theksojnë nga komuna.

Autoritetet komunale bëjnë të ditur se do të vazhdojnë me kontrolle të shtuara inspektuese dhe nuk do të lejojnë shkatërrimin e mjedisit jetësor, ndotjen apo krijimin e deponive të egra në territorin e komunës.

Gjithashtu, ata u bëjnë thirrje qytetarëve dhe kompanive që të veprojnë me përgjegjësi në menaxhimin e mbeturinave dhe të respektojnë rregullat ligjore.

Për çdo sjellje të papërgjegjshme, paralajmërohen sanksione, thonë nga vetëqeverisja lokale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër