Ministria e Financave nis takimet për ribalancin e buxhetit

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 maj, Zhurnal.mk – Ministria e Financave ka nisur takimet për përgatitjen e ribalancit të buxhetit, njoftoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Sipas saj, ribalanci do të përgatitet në përputhje me kornizën fiskale afatmesme dhe prioritetet strategjike të Qeverisë.

Dimitrieska-Koçoska theksoi se fokusi do të jetë në ruajtjen e financave publike të qëndrueshme, konsolidimin fiskal, zhvillimin infrastrukturor, tranzicionin energjetik dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.

Nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se përmes këtyre takimeve do të shqyrtohen nevojat dhe prioritetet buxhetore të institucioneve, me qëllim krijimin e një ribalanci që do të mbështesë stabilitetin ekonomik dhe projektet zhvillimore të shtetit.

artikuj të ndërlidhura