Bedri Hamza mirëpret në listën e PDK-së luftëtarin e UÇK-së

Nga D. V.
449 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 maj Zhurnal.mk – Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza ka mirëpritur në listën e kandidatëve për deputetë Miftar Kurtin, profesor, studiues, shkrimtar dhe luftëtar i UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se me kontribut në arsim, kulturë, histori dhe shtetndërtim, Kurti përfaqëson figurën e intelektualit të angazhuar që i ka shërbyer Kosovës në kohë lufte dhe paqe.

“Kosova ka nevojë për njerëz me dije, përvojë dhe integritet. Mirë se vjen, Profesor!”, ka shkruar ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër