Arrestohet shoferi i kamionit që goditi për vdekje këmbësorin

Nga D. V.
543 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 maj Zhurnal.mk – Më datë 11.05.2026, në ora 18:05, në DPB Kavadar është raportuar se në rrugën rajonale Prilep-Gradsko, një automjet transportues i llojit “Scania” me rimorkio me targa të Kavadarit, i drejtuar nga R.J. (45) nga Kavadari, ka goditur këmbësorin K.Gj. (89) nga komuna e Rosomanit.

Si pasojë e lëndimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion në Mjekësinë Ligjore.

Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga prokurori publik dhe ekipi i DPB Kavadar. Me udhëzim të prokurorit, shoferi R.J. është privuar nga liria, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër