Mexhiti: VLEN po i jep goditje të fortë industrisë së bixhozit

Nga Xh M
342 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 maj Zhurnal.mk – Kryetari i VLEN, Izet Mexhiti, njoftoi se Qeveria ka miratuar tekstin e ri të harmonizuar të Propozim-ligjit për lojërat e fatit, duke e cilësuar atë si goditjen më të fortë deri më tani ndaj industrisë së bixhozit dhe një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e qytetarëve.

Sipas Mexhitit, ligji parasheh masa të rrepta për kufizimin e veprimtarisë së kazinove dhe lojërave elektronike, përfshirë distancën minimale prej 500 metrash nga shkollat, si dhe ndalimin e reklamave që e paraqesin bixhozin si sukses apo mënyrë jetese.

“VLEN po godet fort industrinë e bixhozit dhe po vendos rend aty ku për vite me radhë sundonte kaosi”, deklaroi Mexhiti, duke shtuar se po ndërtohet një sistem me rregulla të qarta, kontroll dhe mbrojtje për qytetarët.

Ai theksoi se me ligjin e ri ndalohet reklamimi përmes figurave publike dhe përmbajtjeve të destinuara për të mitur, ndërsa bëri të ditur se deri tani janë mbyllur 358 platforma ilegale online të lojërave të fatit.

“Fëmijët nuk do të rriten më nën hijen e bastoreve. Familjet nuk do të lihen përballë varësive. Shteti tani po vepron”, u shpreh Mexhiti, duke e cilësuar vendimin si ndryshimin që qytetarët e kanë pritur prej kohësh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër